I “blinduar” nga forcat e policisë greke dhe shqiptare, momenti i ekstradimit të shqiptarit të dënuar me burgim të përjetshëm

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Ky është momenti kur i dënuari përjetë i drejtësisë shqiptare Laert Haxhiu mbërrin në Kakavijë nga forca të shumta policie greke, për t’iu dorëzuar forcave RENEA.

Ai u ekstradua të mërkurën në Shqipëri, pas rreth një viti nga arrestimi i tij në Janinë. 32-vjeçari bëri disa tentativa ligjore për t’i shpëtuar ekstradimit, por nuk ia doli.

Haxhiu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur ne tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.;

Po ashtu Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2020, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Të ngjashme