Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri duket se është duke bërë pak pushim nga karriera muzikore për t’u përgatitur mirë për projektet e saj të reja. Megjithatë, këtë kohë ajo po e përdor më së miri për të udhëtuar dhe për t’u argëtuar me të dashurin e saj nga Republika Domenikane, Jose, si dhe me miqtë e saj.
Dafina ka vendosur të postojë një fotografi në Snapchat, ku shfaqet një bisedë mes këngëtares dhe partnerit të saj.
Në një moment dafina e ka pyetur në anglisht: “Më kupton?” dhe ky i fundit i është përgjigjur në shqip: “Po, po”. Dafina ka qeshur shumë nga kjo dhe i ka pëlqyer shumë fakti që i dashuri i saj ka folur në shqip.
Ai është duke u përmirësuar shumë, po bëhet shqiptar”, ka shkruar këngëtarja.
Me siguri ky gjest është tregues dashurie kundrejt saj.