I dënuar me gjashtë vjet burgim për trafik të narkotikëve, arrestohet 38 vjeçari nga Kosova

Prishtinë | 29 Tet 2024 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Një 38 vjeçar nga Kosova është arrestuar derisa po tentonte të hynte në Shqipëri përmes pikë kufitare në Morinë.

Ai ishte shpallur i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi ishte dënuar me gjashtë vjet burgim në Maqedoninë e Veriut për trafikim të drogës.

Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për t’i vuajtur edhe një vit e gjysmë.

Siç raporton TopChannel, bëhet fjalë për Burim Bajramin, nga Gjilani.

Ai pritet të ekstradohet për në Maqedoninë e Veriut.

Të ngjashme