I dënuari shqiptar rrah tre gardianë burgu në Francë, njëri prej tyre përfundon me 17 qepje në fytyrë

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Një 32-vjeçar shqiptar ka dhunuar tre oficerë burgu në Francë mëngjesin e 31 gushtit dhe më pas kërcënoi të tjerët me vdekje të nesërmen.

Mediat vendase raportojnë se ditën e djeshme pritej dalja për masë sigurie në Gjykatën e Bordosë, por seanca dështoi, shkruan Top Channel.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka mbetur në qelitë e Burgut të Gradignan.

Autoritetet kanë kërkuar ekspertizë psikiatrike për 32-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili sulmoi me dhunë tre punonjës, duke e rrahur njërin prej tyre me një copë xhami në fytyrë dhe duke i shkaktuar 17 qepje.

32-vjeçari më pas kërcënoi agjentët e tjerë me vdekje, sipas sindikatës Ufap (Sindikata Federale e Ndëshkimit Autonome), UNSa Justice.

Organizata po bën thirrje që i burgosuri të transferohet në Njësinë për të Burgosur të Dhunshëm (UDV).

“Vendi i tij duhet të jetë në një njësi të dedikuar psikiatrike ose UDV,” tha ajo në një deklaratë për shtyp.

Akuza se pse shqiptari ndodhej në burg ende nuk dihet.

Të ngjashme