I dinim turistë, banorët e Gramshit për rusët: I kishim parë të lëviznin në zonë

Prishtinë | 21 Gus 2022 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Tre rusët kanë ngjallur edhe kuriozitetin e banorëve të zonës në Gramsh aty ku mbrëmjen e 20 gushtit u thye rrethimi i uzinës së Gramshit.

Megjithatë fakti që gushti shënon dhe kthimin e emigrantëve ka bërë që të mos e konsideronin aktivitetin e dyshuar spiunazhi.

“Ishin dy djem dhe një vajzë. Vajza ishte larguar në këmbë, një djalë mori makinën dhe u largua me shpejtësi. Kurse një person e kapën ushtarakët. Kishin tre ditë që vinin vërdallë këtu në fshat”.

“Isha dje te ara, kur shikova një person  që doli nga vreshti i rrushit me kapele, pantallona të shkurtra dhe një çantë në krah. Doli lart. Erdha dhe i thashë burrit më duket po na vjedhin rrushin”.

VIDEO KËTU

Mësohet se tre shtetasit e huaj, dy rus dhe një ukrainas, kanë tentuar të hyjnë nga ana e pasme e zonës ushtarake ku edhe kanë hasur me dy ushtarakët shqiptarë.

Një prej tyre është përleshur me efektivët duke i hedhur edhe sprait në sy por pa mundur tu shpëtonte.

Ky është momenti kur dy personat e tjerë kanë tentuar të largohen nga reparti me makinën Shevrolet, për tu ndalur pak më vonë nga policia e Gramshit dhe ku janë marrë në pyetje nga Prokuroria, SHISH por edhe Antiterrori.

Vetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç, te dy shtetas ruse si dhe F.A 25 me pasaportë ukrainase kanë deklaruar se ata janë blogerë dhe fotografojnë reparte ushtarake të braktisura e për këtë kanë dorëzuar edhe foto të tyre.

Por kjo nuk ka bindur autoritetet që kanë vijuar me hetimet për spiunazh, duke verifikuar materialet që kishin me vete por edhe duke u kërkuar të dhëna se ku e kanë gjetur informacionin për bazën ushtarake.

Ndërkaq për ngjarjen mësohet se autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimet me autoritetet e NATO-s por dhe me palët e përfshira në ngjarje. 

Të ngjashme