Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Milloshevë të Obiliqit, të cilët dyshohen se kanë shkaktuar zjarr në varrezat ortodokse.
“Pas një pune operative zhvilluar nga policia, janë identifikuar dhe janë ndaluar tre të dyshuar (punëtorë të një kompaninë për pastrim) dy serbë dhe një K/rom, të cilët në ditën e lartshënuar i kishin vënë zjarrin varrezave ortodokse”, thuhet në raport.
Tre personat e dyshuar pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohen.