I dyshuari është paraqitur vetë në Stacionin Policor një ditë pas bastisjes, ku ishte kapur rreth 1 kilogram drogë dhe dy armë zjarri, ku prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës të premten kanë realizuar një bastisje në një lokacion në Pejë ku kanë kapur rreth 1 kilogram drogë dhe dy armë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“I dyshuari për rastin e djeshëm për rreth 1 kilogram narkotike dhe dy arme zjarri është paraqitur sot ne Stacionin Policor. I dyshuari me urdhër te prokurorit do ndalohet për 48 ore, ndërkaq brenda afatit ligjor do parashtrohet kërkesë për sigurimin e te pandehurit ne procedure penale”, ka thënë Nikçi.