I dyshuari iku në këmbë nga vendi i ngjarjes, Policia del me raport për incidentin në veri

Prishtinë | 14 Jan 2024 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Dy policë janë lënduar të shtunën në veri të Mitrovicës, derisa ishin duke tentuar për të ndaluar një veturë, ku kishte substanca narkotike.

Policia njofton se i dyshuari kosovar, ka goditur me veturë zyrtarët policor dhe ka ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes.

“Njësia policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë. I dyshuari kosovar/s ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.”, thuhet në raport.

Në veturën e të dyshuarit është gjetur një sasi e llojit marihuanë.

“Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.”, njofton policia.

Të ngjashme