I dyshuari kanos mjekët në QKMF pasi nuk ia dhanë raportin për pushim mjekësor

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të martën në Prishtinë pasi i njëjti ka kanosur personelin mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kjo pasi që e kanë njoftuar të dyshuarin se nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor.

“Rr. Bajram Bahtiri , Prishtinë 13.08.2024-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur personelin mjekësor ne QKMF, pasi që e kanë njoftuar të dyshuarin se sot nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Të ngjashme