Një person në Gjilan ka përveçse ushtroi dhunë në familje, raportohet se tentoi t’i sulmojë me thikë edhe policët të cilët ishin duke e trajtuar rastin.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Derisa zyrtarët policorë ishin duke e trajtuar rastin i dyshuari ka tentuar ti sulmojë me një mjet te mprehte-thikë. Gjatë intervenimit zyrtarët policorë për ta vënë situatën në kontroll kanë përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.