I dyshuari për krime lufte sillet para Gjykatës

Prishtinë | 29 Qer 2024 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Nën përcjellje të Policisë, i arrestuari Sergjan Lazoviq, i dyshuar për “krime lufte kundër popullsisë civile”, është sjellë para Gjykatës Themelore në Prishtinë të shtunën.

Hetimet preliminare të Prokurorisë tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer “krime të luftës” ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc, Komuna e Malishevës.

Lazoviq do të dalë para Gjykatës për masën e paraburgimit.

Ai u arrestua të enjten në Leposaviq.

Të ngjashme