I dyshuari për vrasjen në Ferizaj është 17-vjeçar

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi sot rreth orës 12:30 në Ferizaj.

I dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit, i arrestuar është 17 vjeçar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.

Viktima M.A. rreth moshës rreth 25 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me kët rast dhe njhërit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari(Sh.R. 17 vjeçar) është në fazën e intervistimit”, thuhet në komunikatën nga policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme