I dyshuari që goditi kalimtarët para Parlamentit britanik, akuzohet për tentim-vrasje

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 14:12 | Nga

Një person është akuzuar për tentim vrasje pas ndeshjes së një veture para Parlamentit britanik.

Salih Khater, 29 vjeçar nga Birmingham, dyshohet se ka hyrë me veturën e tij në pjesën e këmbësorëve dhe çiklistëve më 14 gusht.

Rasti po trajtohet si terrorizëm, kanë deklaruar autoritetet.

Khater do të paraqitet para gjykatës në Uestminster të hënën.

Tre persona janë lënduar nga incidenti i cili po konsiderohet akt terrorist për shkak të metodologjisë, lokacionit dhe cakut.

Khater, me prejardhje nga Sudani me banim në Britani, po akuzohet për tentim vrasje ndaj kalimtarëve si dhe për tentim vrasje të zyrtarëve policorë.

Të ngjashme