Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, është mbajtur akademi përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së profesorit Efendija.
I pranishëm në këtë akademi ishte edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, i cili i’u shprehu ngushëllime familjarëve, duke thënë se kjo është një humbje për të gjithë ne.
Dekani i Fakultetit të Bujqësisë në UP Bedri Dragusha, tha se virtytshmëria e prof. Efendija, do të na shërbej si shembull në aspektin njerëzor dhe profesional.
Miku dhe ish bashkëlojtari i tij në klubin futbollistik Vëllaznimi, Faruk Domi, tha se Profesori Efendija la gjurmë të pashlyeshme në historikun e futbollit Gjakovar .
Ndërsa i biri i tij Ilir Efendija, u shpreh falenderues dhe ftoj pjesëmarrësit që të marrin nga egzemplarët e librave të profesorit të ndjerë.