Ismet Osmani, i njohur si Curri, i cili është në proces gjyqësor nën akuzën për fajde në disa seanca gjyqësore nuk ishte paraqitur.
Ai ishte i përfshirë edhe në një rast tjetër penal, ku u arrestua i biri i tij, Amiri dhe biznesmeni kontroverz, Mentor Beqiri.
Për të dyja këto raste ishte lëshuar fletarrest për të, por shteti i Kosovës kishte dështuar ta arrestonte ‘Currin’.
Insajderi merr vesh që i njëjti sot bashkë me avokatin e tij, Besnik Berisha, është paraqitur në Pallatin e Drejtësisë.
Mbetet pikëpyetje se si i njëjti i ka kaluar kufijtë pa u ekzekutuar urdhërarrestet për të.
Siç raporton Insajderi, Prokuroria që ka këtë rast ka nxjerrë vendim që i njëjti të ndalohet për 48-orë.
Nuk dihet nëse do të bëhet kërkesë për ta dërguar në paraburgim apo i njëjti do të lihet në arrest shtëpiak në lagjen luksoze ku ai ka shtëpinë.