I filmonte dhe abuzonte me fëmijët në gjumë, arrestohet ish-prezantuesi i BBC-së

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-prezantuesi i BBC-së, Benjamin Thomas ka përfunduar në pranga për abuzim me fëmijë e të rritur gjatë kohës që kishin rënë në gjumë. Abuzimet datojnë në kohën kur 44-vjeçari kishte punuar si pastor kishe.

Ai është dënuar me 10 vjet heqje lirie. Thomas ka punuar në programet Wales Today dhe emisionin për të mitur Ffeil. Ai i ka rrëfyer vetë sekretet e tij më të errëta si një abuzues seksual.

Mësohet se Thomas ka sulmuar një sërë burrash dhe djemsh kur shkonin për të fjetur, e kjo ndodhte shume shpesh gjatë konferencave apo kampingjeve të krishtera.  

Ai rrëfeu për 40 vepra penale kundër 33 viktimave meshkuj të moshës midis 11 dhe 34-vjeç kur u intervistua nga policia vitin e kaluar.

Thomas, nga Flint, North Wales, gjithashtu filmoi viktimat e tij, duke fshehur telefonin e tij në një qese larëse në një qendër në natyrë duke filmuar djemtë që shkonin në tualet ose duke bërë dush.

Kur disa nga viktimat e tij zgjoheshin dhe e gjenin në dhomën e tyre ai bënte sikur po ecte në gjumë, somnambul.

Të ngjashme