Një person është arrestuar të premten rreth orës 20 e 45, në Deçan, pasi i njëjti dyshohet se ka fyer dhe kanosur dy policë.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe fyer zyrtarët policorë që ishin në krye të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.