I gjakosur dhe pa vetëdije – Policia jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

Prishtinë | 13 Kor 2024 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një person në gjendje të rëndë është transportuar në QKUK nga spitali i Pejës të premten.

Ai është gjetur në oborrin e shtëpisë i gjakosur e pa vetëdije.

Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe është në kërkim të tyre. Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme