I gjenden revole e fishekë, shoqërohet në polici i dyshuari në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë | 02 Gus 2025 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Një person është shoqëruar në polici në Mitrovicë të Veriut, pasiqë tek banesa e të njëjtit policia ka gjetur revole e fishekë.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë- revole, një karikator, dhe 30 copë fishekë të cal. të ndryshme si dhe një kasafortë e mbyllur”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme