Dy djem binjakë janë gjetur të vdekur në veturën e tyre të familjes jashtë një qendre në Karolinën e Jugut.
Ata vdiqën nga nxehtësia dhe siç raportohet, dyshohet se ata mund të kenë qenë për nëntë orë e gjysmë brenda.
Bryson dhe Brayden McDaniel, 20 muajsh, u gjetën të vdekur në orën 17.30 të mërkurën. Policia tha në një konferencë shtypi të enjten se prindi i kishte vendosur fëmijët në sediljet e veturës nga ana e pasme rreth orës 7.30 – 8 të mëngjesit.
Në orën 5.55 pasdite binjakët u shpallën të vdekur, transmeton Klankosova.tv.