I harruar nga Bernard Challandes në ndeshjet e fundit të Kosovës, Donis Avdijaj sot e ka dhënë një sinjal shumë të rëndësishëm.
Ai ka arritur ta gjejë golin në javën e pestë në Superligën turke.
Avdijaj ka shënuar një gol shumë të bukur në ndeshjen si mysafir i Sivassporit.
Zhvillohej minuta e tretë e ndeshjes kur sulmuesi nga Istogu me një goditje të fuqishme nga jashtë zonë shënoi për 1-0.
Pas golit nuk mungoi festa e tij me shqiponjë.
Avdijaj kishte pushuar disa muaj pasi e shkëputi kontratën nga Willhem II.
Nëse vazhdon me këtë fortë, mund të ndodh që Bernard Challandes ta ftojë në ndeshjet e ardhshme.