Kryetari I komunës së Suharekës, Bali Muharremaj perms një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se i infektuari i fundit nga Semetishti ka pasur kontakte me qytetarë nga fshati i tij si dhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.
Ai u ka kërkuar qytetarëve që ta marrin shumë seriozisht këtë pasi mund të shkaktojnë dëme të mëdha.
Postimi I plotë:
Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha.
I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.
Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat.
Nuk kemi nevojë për panikë, por ju lutem qëndroni në shtëpi.