Dashnim Reka, nga Neredimja e Ferizajt ka njoftuar se është infektuar nga Coronavirusi, pas kontaktit që ka pasur në vendin e punës me një të infektuar i cili ka vdekur ditë më parë.
Reka, i cili punon në kampin Bondsteel, ka njoftuar se pas bërjes së analizave për covid-19 ka dalur pozitiv ai dhe kolegët e tij që kanë punuar me të ndjerin 65 vjeçar nga Sazlia, i cili vdiq me 6 prill.
“…dje une dhe kolegët e mi që kemi punuar ne CBS dhe kemi pasur kontakt me të infektuarin nga fshati Sazli, të gjithë kemi dalur pozitiv”, ka shkruar Reka në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar banorë të fshatit Nerodime ju njoftoj se dje unë dhe kolegët mi qe kemi punuar ne CBS,dhe kemi pasur kontakt me të infektuarin nga fshati Sazli të gjith kemi rezultuar pozitiv ne testin COVID-19, ju kisha lutur që mos te krijoni panik kot sepse ne baz te pervojës sime është një grip i zakonshëm por që mund të jetë i rrezikshëm për ata që mund të ken pasur probleme të mëhershme shëndetsore prandaj edhe njëher MOS BËJ PANIK BËJ KUJDES rrespekto rregullat e IKSHPK. Për Momentine gjendja ime shendetsore është shumë e mirë , Falmnderit për interesimin tuaj , Ju përshendes Gjitheve përzemërsisht , PANIK JO , KUJDES PO I juaji Sinqerisht Dashnim REKA.