Arsene Wenger kishte plotë lëvdata për Granit Xhakën edhe pse ky i fundit i eliminoi nga Kampionati Evropian kombëtaren prej nga edhe vije.
Zvicra i mposhti Les Blues me anë të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.
Wenger ka thënë se Xhaka e dëshmoi vetën se përse është kapiten i ekipit dhe se bëri përzgjedhjet e duhura.
“Ai ishte i jashtëzakonshëm, të gjitha zgjedhjet e tij ishin të mira”, i tha francezi bEIN Sports. “Ai ishte ai që mblodhi lojtarët para penalltive”.
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ishte pikërisht ai që e transferoi Xhakën në Londrën e Veriut nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 për një shumë rreth 35 milionë euro.
Fjalët e francezit mund të konfirmohen edhe nga statistikat e tij që ishin tejet mbresëlënëse, duke bërë pasime të sakata nga çdo pjesë dhe ndërhyrjet po ashtu ishin vendimtare, derisa asistoi në golin e barazimit 3-3 te Mario Gavaranovic.