Blero dhe bashkëshortja e tij Afrona Dika kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 1 vit më parë.
Çifti festuan përvjetorin e martesës në Turqi dhe nuk munguan dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Këngëtari ndau me ndjekësit disa foto nga dasma dhe tregoi se dashuria e tyre nuk është zbehur, madje është forcuar akoma edhe më shumë.
“Urime 1 vjetorin e martesës sonë zemër. Ti i jep kuptim jetës time çdo ditë e më shumë👸❤️😍”– shkroi Blero.
Ndërsa bashkëshortja e tij i premtoi se do ta dojë përgjithmonë.
“Unë të dua pa e ditur se si, ose kur, apo nga ku. Unë të dua drejtpërdrejt, pa ndërlikime ose krenari; kështu që të dua sepse nuk di rrugë tjetër. Gëzuar përvjetorin, 1 vit të martuar. Të dua përgjithmonë”, shkroi Afrona Dika.