Fazli Veseli u varros në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, pa praninë e djalit të tij Kadri Veselit, i cili është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Megjithatë, qytetarë të shumtë e fytyra publike morën pjesë në varrimin babait të ish-kryekuvendarit të Kosovës.
Të pranishëm në varrim ishin edhe deputetë të PDK-së, të cilët lëshuan sallën e Kuvendit për të qenë të pranishëm në varrimin e babait të ish kryetarit të kësaj partie.
Fazli Veseli ka vdekur sot në moshën 94 vjeçare, derisa që një kohë kishte probleme shëndetësore.