Sot rreth orës 17:00, i është dhënë lamtumira e fundit afaristit Qerim Çoçaj i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga kamioni në Gjilan.
Gazetarja Mejreme Gashi në lidhje direkte për emisionin Info Magazine ka bërë të ditur se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë edhe familjarët e drejtuesit të kamionit.
Kjo pasi familjarët e shoferit ishin ftuar nga i biri i viktimës, Leutrim Çoçaj, transmeton Klan Kosova.
“Këtu janë familjarët të cilët po i përcjellin qytetarët që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Qerim Çoçajt”.
“Pos qytetarëve, pjesë ka marrë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri”.
“Këtu kanë ardhur edhe familjarët e shoferit që shkaktoi aksidentin. Ata kanë qëndruar edhe në ta pame, me ftesën e djalit të të ndjerit Leutrimit”.
“Familjarët e vozitësit kanë thënë se gjithçka ka qenë aksidentale dhe se ndihen shumë keq për atë që ka ndodhur”.