Një burrë në shtetin e Washington në SHBA, që kaloi më shumë se dy muaj në spital dhe një muaj në kujdes intensiv nga COVID-19, në fund mori një faturë për të paguar shpenzimet rej 1.1 milion dollarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Michael Flor, 70 vjeçar, ka të ngjarë të pagujë më pak, për shkak të sigurimeve shëndetësore.
“Ndihem fajtor që i mbijetova”, tha Flor për Seattle Times.
“Pyes vetën se përse unë? Pse i meritova të gjitha këto? Duke parë të gjitha këto shpenzime ndihem pak keq”, shtoi ai.
Megjitatë në bazë të raportit, Flor nuk do të duhej të paguaj pjesën më të madhe të shpenzimeve, pasi kompania Medicare, do të paguaj koston e shumicës.
I moshuari kaloi 60 ditë në Qendrën Mjekësore Suedeze në Issaquah, Washington, 42 ditë nga të cilat i kaloi i izoluar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU).