Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kohën si opozitar kishte bërë reagim të ashpër, brutalisht të ashpër, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në vitin 2012.
Së fundi, u njoftua që tre policë të Policisë Kufitare të Kosovës ishin arrestuar nga njësitë speciale të Policisë së Serbisë.
Pamjet që dolën ishin poshtëruese e të tmerrshme.
E të ngjashme kishin qenë edhe në vitin 2012, për të cilën Kurti në vitin 2016 në Argument Plus do të thoshte fjalë mjaft të rënda.
“Jau kanë dhunuar tre policë në Dumnicë. Xhandarmëria serbe jau ka shtrirë në dushk të malit, ratë. Pse asnjëri prej tyre nuk dha intervistë?” – u shpreh ai (shih videon nga minuta 54:20):
Madje, ai nënkuptonte se ndaj tyre edhe duhej të merrte hak.
“Si bëhet që asnjëri prej tre policëve që u shtrinë ratë në Dumnicë nuk dha intervistë? Si bëhet që asnjë shok i tyre nuk mori hak?” – vazhdonte opozitari i atëhershëm Kurti.
Deri tash, kryeministri Kurti nuk ka bërë asnjë reagim për këtë ngjarje.