I kërkoi hidraulikut në Kazakistan zbritje për shërbimin, ai e ther me thikë për vdekje

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Një hidraulik në Kazakistan ka therur për vdekje një grua, te shtëpia e së cilës kishte shkuar për të rregulluar diçka.

43-vjeçari, emri i së cilit nuk është bërë i ditur, e theri për vdekje 32-vjeçaren Inna Murzaeva pasi ajo i kërkoi t’i bënte zbritje në llogari.

Siç raporton DailyMail, ai plagosi fillimisht nënën dhe fqinjin e klientes të cilët tentuan ta ndalonin atë e u përpoqën ta mbronin gruan.

Të dy janë në gjendje kritike ndërsa hidrauliku është arrestuar.

Incidenti ndodhi në qytetin Almaty, më 4 shtator, derisa sot u raportua edhe nga mediat në Kazakistan.

Sipas mediave atje, Inna e kishte ftuar hidraulikun në shtëpinë e saj dhe e kishte njoftuar paraprakisht vetëm përmes faqeve në internet – nga shërbimet që kishte kërkuar. Debati mes tyre kishte nisur kur ajo i kishte kërkuar zbritje në çmim për shërbimin e bërë ndërsa hidrauliku kishte refuzuar.

Kur debati doli jashtë kontrollit, hidrauliku nxori thikën nga xhepi dhe sulmoi fillimisht nënën e saj 63-vjeçare dhe më pas vrau Innën. Në mes tyre ishte përfshirë edhe fqinji kur kishte dëgjuar britmat.

Të ngjashme