I kërkon të vendosë maskë në fytyrë, pasagjeri kërcënon taksistin se do t’ia thyej kafkën

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Një burri të bardhë i është ndaluar udhëtimi me taksi të kompanisë amerikane Lyft, pasi filloi të fyen shoferin në baza racore – vetëm pse shoferi me prejardhje hispanike i kërkoi të bartë maskë mbrojtëse si preventivë në luftimin e coronavirusit.

Kamera e vendosur brenda veturës shfaq momentin kur pasagjeri i identifikuar si Richard, e kërcënon me thyerje të kafkës shoferin

Ai madje i thotë shoferit që i prezantohet si Edgar, “djalosh” të cilit do t’ia thyej kafkën.

“Unë jam amerikan”, dëgjohet duke i bërtitur shoferit Richard, derisa shoferi për plotë gjashtë minuta arrin të ruaj gjakftohtësinë.

Gjithçka filloi më 28 maj, kur Edgar shkoi rreth orës 6 për ta marrë Richardin në Reno të Nevadas, i cili i kërkon ta dërgojë në shtëpi.

Ai në një moment e pyet nëse ka maskë mbrojtëse, por ai i përgjigjet shkurt me “jo”. Kur Edgar insiston që ai ta mbuloj fytyrën me bluzë, Richard dukej paksa i acaruar, kështu me kalimin e minutave biseda e tyre eskalon në fyerje.

I lodhur nga kërcënimet dhe fyerjet, Edgar ndalë veturën dhe i thotë se udhëtimi i tyre mbaron këtu për shkak të mos mbajtjes së maskës dhe fyerjeve të vazhdueshme.

Megjithatë Richard dukej aq nervoz sa që ia rikujton se do t’ia thyej kafkën, por ishte Edgar që ia bëri me dije se ka kamerë brenda dhe se gjithçka po filmon.

Madje në një moment i thotë se nëse nuk del nga vetura do t’i telefonojë policisë. Për fat të mirë Richard dorëzohet dhe pranon të del nga vetura.

Të ngjashme