I kërkova falje ministres – tash pushteti politik po organizon linç publik ndaj meje!

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 13:29 | Nga Halil Matoshi

1.
Gjatë një debati tensionues në Kanal 10, tue folë për shkeljen evidente të Kushtetutes së Republikës nga Ministrja e Arsimit, Zonja Nagavci, kam përdor një term të papërshtatshëm, për çka edhe aty për aty i kam kërku falje publike, pa asnji hezitim!

2.
Vërtet ndihem keq si qytetar dhe opinionist dhe shpreh keqardhje, tue kërku falje, sërish, këtu dhe kurdo!

3.
Tash ngritet Ministrja e Drejtësisë dhe mâ bân gjyqin publik, simas ligjit të te fortit, e tue kërku që të më hiqet e drejta e opinionit dhe e drejta e shprehjes!?
Pra, pushteti politik organizon fushatë dhe po krijon klimë të nji linçi publik ndaj meje, për hakmarrje!?

P.S.
Reagimi i Ministres së drejtësisë (dhe disa zyrtare të pushtetit) âsht selektiv, sepse asnjâna nuk e çelën gojën kur shefi i kabinetit të Kryeministrit dhe Luan Dalipi dhe diplomati Prindon Sadriu i quejtun mediat dhe gazetarët “Organizata të lidhuna me krimin e organizuar”!?
Ministrja Haxhiu në fakt âsht thirrë hapun në dhunë ndaj meje (kufizim të te drejtës së opinionit dhe lirisë së shprehjës) sepse ajo e ka në duar aparatin e dhunës dhe jo unë.
Ndërsa ndërlidhja e fjales ‘budallacicë” me thirrje për dhunë ndaj grave dhe misogjini âsht e palogjikshme dhe nonsens.

Të ngjashme