I kontrolloi lokalin, gjakovari sulmon një inspektore të AUV-it

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në fshatin Hereq të Gjakovës është sulmuar një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

E njëjta ka qenë duke kontrolluar lokalin ku pronari i kishte fyer e pastaj edhe e kishte sulmuar viktimën.

“Fsh. Hereq, Gjakovë 28.09.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare inspektor i AUV-it ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës së bashku me dy kolegë të saj në inspektim, kishin hasur një lokal të hapur, duke punuar. I dyshuari – pronari i lokalit i kishte fyer inspektorët pastaj e kishte sulmuar viktimën e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por i dyshuari nuk është hasur pasi e kishte mbyllë lokalin dhe ishte larguar. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme