Një person e ka lënë veturën për ta pastruar dhe e ka prakuar nëparking, por aty një person ia ka vjedhur revolën me karikator dhe 13 fishekë.
I njëjti person, ka deklaruar në polici se revolën ia ka shitur për 400 euro një personi të mitur, teksa ky i fundit ia ka shitur revolën për 500 euro një shtatasi të Maqedonisë Veriore.
Më pas revolja është gjetur dhe i është kthyer pronarit.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE & IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM DHE TRANSPORTIM TË ARMËVE/Ferizaj, 28.10.2022 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura iu është vjedhur revolja me karikator, dhe 13-fishekë cal-9mm, të cilën e kishte lënë për ta pastruar dhe parkuar në parking, ndërsa çelësat e veturës u kishte lënë punëtorëve të parkingut. Hetuesit policor pas angazhimeve aktive kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një të dyshuar mashkull kosovar i cili ka pranuar se në veturën e ankuesit e ka marrë revolen dhe e ka shitur tek i dyshuari tjetër mashkull kosovar, i mitur në shumë prej 400 €, i cili ka deklaruar se e ka shitur revolen. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se e ka blerë revolen nga i mituri ne shumë prej 500 € dhe për të njëjtën shumë e ka shitur tek i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore i cili është arrestuar dhe ka treguar se revolen e ka fshehur në një vend në afërsi të kufirit. Revolja është gjetur dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është kthyer tek pronari. Rasti dërgohet në procedurë të rregullt.