Një e mitur në Fushë Kosovë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se një i mitur, ia ka publikuar fotografitë në rrjete sociale pa dëshirën e saj.
“Në rrugën “Peja”, Fushë Kosovë, viktima femër kosovare (e mitur) ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), në rrjete sociale ka publikuar një foto të saj pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, rasti shkon në procedurë të rregullt.