Një i mitur nga Peja e ka sulmuar me thikë një person, duke e goditur në dorë dhe në këmbë.
Këtij të fundit iështë ofruar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, nën dyshimin se me thikë ka sulmuar viktimën mashkull kosovar duke e goditur në dorë dhe në këmbë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor”, njofton policia.
Tutje, bëhet e ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.