I mituri përplas për vdekje të moshuarën në Shqipëri, arrestohet nga policia

Prishtinë | 29 Gus 2024 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një grua 82-vjeçare, në një aksident që ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Ostren të Bulqizës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 23:40, siç raporton A2.

Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme një 16-vjeçar, që duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen S.M.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari.

Të ngjashme