Një sulm më thikë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një fshatë të Drenasit.
“Në fshatin Terdec të Drenasit është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë viktimën gjithashtu i mitur mashkull K/Shqiptar. Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore të Drenasit, e më pas dërgohet për trajtim të mëtejmë mjekësor në QKUK-ë”, thuhet në raportin ditorë të Policisë së Kosovës.
Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore të cilët kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet se është përdorure në raste.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.