Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se i janë dhënë nëntëmijë euro për ta furnizuar një kompani me mall, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Ankuesi mashkull kosovar kontabilist në një firmë ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar rreth 9000 € për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.