I ngarkuari për punë në Ambasadën amerikanë në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka bërë thirrje për një mjedis të pastër dhe të gjelbër në Kosovë.
Giacobbe bëri një mbishkrim nga postimi i ambasadës amerikane, ku “Ekipi i Gjelbër” i ambasadës priti Lulzim Baumann dhe Gent Zeqirin, ekspertë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të diskutuar për forcimin e sektorit mjedisor të Kosovës.
“Krenar që shoh Ekipin e Gjelbër të Ambasadës duke punuar për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor. Ndërsa bota shikon samitin e udhëheqësve botërorë për klimën në Glasgow javën e ardhshme, mbani mend rëndësinë e veprimeve lokale. Çfarë veprimesh të gjelbra mund të zbatoni në komunitetin tuaj për të ndihmuar mjedisin?”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.
Proud to see the Embassy’s Green Team working to promote environmental awareness. As the world looks to Glasgow for the start of #COP26 next week, remember the importance of local actions. What green actions can you implement in your community to help the environment? https://t.co/PcFryWeiZs
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 28, 2021