Katër këshilltarë të kryeministrit britanik Boris Johnson janë dorëhequr si pasojë e shpërthimit të skandalit “Doëning Street”.
Shefja për politikë e kryeministrit Johnson, Munira Mirza, shefi i stafit, Dan Rosenfield, sekretari privat, Martin Reynolds dhe drejtori për komunikim, Jack Doyle dhanë sot dorëheqje, disa ditë pas publikimit një raporti në të cilin thuhej se “kanë pasur shumë ndeja” në “Downing Street” derisa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar ishtë nën masa të rrepta të kufizimeve si pasojë e pandemisë.
Raporti i shërbyeses civile, Sue Gray, që u publikua të hënën thotë se qeveria e kryeministrit Johnson “ka dështuar në lidership”
“Është vështirë të justifikohet sjellja e Qeverisë lidhur më organizimin e disa mbledhive në kohën kur po e njëjta Qeveri kishte vendosur masa të rrepta të kufizimeve ndaj qytetarëve si pasojë e pandemisë”, thuhet ndër të tjerash në raport.