Sa e rrezikshme është të futesh në një makinë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj diellit nën një temperaturë të lartë, si këto të këtyre ditëve në SHBA?
Një vajzë 4 vjeçe humbi jetën, pasi i ati u largua për rreth dy orë nga makina, duke e lënë brenda në të nxehtin përvëlues.
Dhe, në mënyrë që t’u tregohet qytetarëve rreziku që vjen nga kjo, pikërisht nga i nxehti i madh që ka kapluar ShBA, u zhvillua një eksperiment. Në kroskotin (tabelën e instrumenteve) e një makinë u vendos një tavë me brumin e katër biskotave.
Pas gjysmë ore u ekspozua ndaj diellit, ku temperatura e brendshme ishte afër 80 gradë dhe sipërfaqja e biskotës ishte 67 gradë. Në vendet e pasme që nuk ishin të ekspozuara drejtpërdrejtë në diell, temperatura shkonte në 48 gradë.
Pak orë më pas, biskotat ishin gati për t’u ngrënë. Ato ishin pjekur siç duhet.