Një mërgimtar gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00 në pikën kufitare Kulla i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor që ta lejonte bashkëshorten e tij të kalonte kufirin me pasaportë të skaduar, shkruan Reporteri.net.
I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
INCIDENTET KRIMINALE
DHËNIE E RYSHFETIT
PKK Kulla / 30.12.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor, për ti mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jo valide. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.