I padëshiruar nga Lampard, Chelsea i vendos çmimin e largimit Batshuayit

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Michy Batshuayi pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi belg është pjesë e londinezëve që nga viti 2016, por pa pasur mundësi të luaj rregullisht.

Batshuayi gjatë kësaj kohe është huazuar në tri skuadra si Borussia Dortmund, Valencia e Crystal Palace dhe vetëm në edicionin e fundit është ndalur në skuadër nga Frank Lampard.

Por duket se ditët e tij si futbollist i Chelseat janë të numëruara, pasi belgu nuk preferohet nga Lampard.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja angleze The Sun, lojtari është nxjerr në shitje nga Chelsea.

Londinezët i kanë caktuar edhe çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë duan 25 milionë euro.

Roma dhe Milan mbeten dy skuadrat e interesuara për ta transferuar Batshuayin në Serie A.

26-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 25 ndeshje në të gjitha garat, ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka shënuar tetë gola e ka bërë tre asistime. 

Të ngjashme