Harry Kanë ka nisur ta pikturojë me ngjyra të bukura aventurën e tij gjermane. 100 mln euro (+15 në formë bonuesh) ra dakord Bayern Munchen të paguajë te Tottenhami për të siguruar një nga golashënuesit më të mirë në qarkullim.
Dhe 30-vjeçari po ua shpërblen besimin dhe investimin drejtuesve të klubit bavarez. Sulmuesi anglez është përshtatur shpejt me mekanizmat e Bayernit, teksa u fut në histori në përballjen me Borussia Dortmund.
Ndeshja më emocionuese në Gjermani, e njohur si Der Klassiker, nuk i realizoi pritshmërite. Pasi Bayerni fitoi lehtësisht 0-4 në “Signal Iduna Park”, në një sfidë ku diferencat mes ekipeve ishin të ndjeshme.
Harry Kane realizoi 3 gola, duke u bërë futbollisti i parë që realizon tripletë në debutimin në klasiken e madhe të futbollit gjerman.
Kapiteni i kombëtares angleze, kryeson renditjen e golashënuesve në Bundesliga me 15 gola. Në total me Bayerni deri tani numëron 17, bashkë me 2 golat e realizuar në Champions League.
Në vetëm 14 ndeshje, duke llogaritur edhe 26 minutat e finales së Superkupës me Leipzigun. Kundër nënkampionëve ishte takimi i tretë ku realizonte 3 gola, pasi më parë ka ndëshkuar në të njëjtën mënyrë Bochum dhe Darmstadt.
Drejtuesit dhe trajneri Tuchel janë të lumtur, shokët e vlerësojnë dhe tifozët e duan, pasi Kane po i gëzon me gola pafund, duke bërë të “harrohet” më në fund Robert Lewandowski.
Liverpooli e dëshiron yllin e Leverkusenit, Wirtz
Read more
Advertisement
Skip Ad ❯