Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vazhdimi i seancës konstituive është ftuar për sot dhe vetëm kësaj ftesë i përgjigjet pozitivisht, raporton Ekonomia Online.
I pyetur nëse sot u shkel Kushtetuta me thirrjen e seancës jashtë afatit kushtetues, Kurti s’u përgjigj.
“Kryesuesi i seancës konstituuese, deputet më i moshuar Avni Dehari, ka ftuar për vazhdimin e seancës dhe unë kësaj i përgjigjem pozitivisht”, tha shkurtimisht Kurti.
