I plagosuri në Prishtinë në gjendje stabile, lirohet për në shtëpi

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 14:40 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klinika Emergjente e QKUK-së sot rreth orës 12:20 ka pranuar një person i cili ishte plagosur nga arma e zjarrit, raporton Ekonomia Online.

Sipas mjekut kujdestar, Ejup Govorit, pacienti në fjalë është pranuar me plagë të lehta ku plumbi i cili e kishte goditur në këmbë ishte tejshkues.

Govori tha se menjëherë pasi pacienti morri trajtimin nga kirurgu vaskular, ai u lirua në shtëpi.

“Rreth orës 12 e 20 është sjellë një rast me armë zjarri i plagosur, mirëpo gjendja e tij është stabile, është një plagë tejshkuese, jo që ka lënduar organet vitale, kështu që pacienti është trajtuar, janë kryer konsultat nga kirurgu vaskular dhe pacienti u lirua për në shtëpi.  Nuk ka qenë lëndim serioz që mund të lenë pasoja”, tha Govori për Ekonomia Online.

Detaje për këtë rast që ndodhi në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ku si pasojë është plagosur një person ka dhënë edhe policia.

Zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti”, tha ajo për EO.

Të ngjashme