Në Rrugën B në Prishtinë dyshohet të jetë plagosur një 20 vjeçar, i cili më pas është dërguar në emergjencën e qytetit.
Mjekët kujdestarë kanë konfirmuar se i plagosuri kishte pasur një plagë në krahun e djathtë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një thikë.
Ndërkaq pas tretmanit të marrë, ai është liruar për në shtëpi.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë edhe me policinë lidhur me ngjarjen, por nuk ka marrë asnjë informacion.