“I propozova unë e para”- Mikela Pupa rrëfehet për njohjen me të dashurin misterioz, ja si ia shprehu ajo ndjenjat shpirtit të saj binjak

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale.

Ajo foli edhe për të dashurin e saj misterioz, me të cilin Mikela tha se prej një viti e gjysmë janë të lidhur, ndërsa kanë nisur që të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin rreth një vit më parë.

Mikela tregoi se ishte ajo që i shprehu dashurinë dhe i porpozoi e para pasi pasn bigut e ka kuptuar që ndjen më shumë se shok për të.

“E bukura është që jemi të dy rrëmujaxhinj, por unë sikur pastroj një çikë më shumë dhe i them hajde pastrojmë të dy njësoj. Është shumë mirëkuptues, shumë i dashur. Unë kam ato ulje-ngritjet e mia si Binjak, jemi të dy Binjak, por unë i kam pak më të theksuara të dyja polet e Binjakëve dhe dua ato ledhet e përkëdheljet e mia, jam një fëmijë 5 vjeç, pastaj mërzitem pse s’kam bërë punët dhe çohem, dhe e marr, çohu dhe ti me mua tani”.

“Kur jemi njohur ne kemi qenë shokë të ngushtë. Nuk e mendoja kurrë në botë që unë do të lidhesha me këtë djalin duke qenë se ai dinte çdo gjë për lidhjen time.Nuk e prisja kurrë që do arrinim në një moment të tillë, por ndodhi shumë natyrshëm. Mbyllja në big më bëri të kuptoj që këtë njeri e dua më shumë sesa shok, më mungonte më shumë se pjesa e tjetër e shoqërisë. Nuk i mund ta mbaja për vete se kam shkuar e I kam thënë”.

Të ngjashme