Në Prishtinë sot është mbajtur një marsh solidarizues me popullin palestinez.
Disa qytetarë marshuan me pankarata në të cilat shkruhej “Free Palestine”, “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez” e pankarta të tjera të ngjashme, shkruan Reporteri.net.
E personi që mbante në duar pankartën “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez” që u komentua shumë sot, del të jetë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai është Amar Pushka. Në profilin e tij në Facebook shkruan se është aktivist i partisë së kryeministrit Albin Kurti.
Madje Pushka ka kontakte me vet Kurtin, me të cilin ka shumë fotografi.